
Një therja me thikë për vdekje ka ndodhur në Mitrovicë.
Një 26-vjeçar me inicialet A.M, është therur për vdekje pas mesnatës në Mitrovicë. Të dyshuarit për vrasje ndodhen ende në arrati, shkruan Express.
Pas vrasjes së të riut, një mik i tij ka shkruar disa fjalë në Facebook.
“Ishalla xhenet dosti jem, do te mbetesh gjithë njeri i fjalës”, ka shkruar ai.
Edhe familjarët e 26-vjeçarit kanë shkruar në Facebook, ku kanë njoftuar për vdekjen e tij.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Me dhimbje te thellë familjar ,dashamirë, shokë e miq, ju njoftojmë se sot ndërroj jetë vllau jonë (djali i agjës) A.M. Per detaje te tjera rreth ceremonisë së varrimit ju njoftojmë me kohë.”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.
Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.