“Do shkojë gjaku në gju”, si e kërcënoi Dan Hutra babanë e ish-gruas

23:37 | 01 March 2023

Dan Hutra, i cili vrau 3 gra të mërkurën në Tiranë, kishte qenë i dhunshëm dhe për këtë arsye ish-bashkëjetuesja Elena Hysa ishte ndarë prej tij.

Elena Hysa e kishte denoncuar Dan Hutrën vetëm 1 muaj pasi kishte nisur bashkëjetesën me të për dhunë fizike dhe psikologjike, shkruan Euronews .al.

Në denoncimin e qershorit 2022, mes të tjerash ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës tregon një episod ku 40-vjeçari kërcënon babanë e saj duke i thënë: “Dua kokë njeriu do shkojë gjaku deri në gju, sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia”. Më tej ai i ka kërkuar të atit të bashkëjetuesen që t’i kthente paratë e fejesës (4 mijë euro).

Hysa ka treguar në kallëzimin e saj se Hutra ka këmbëngulur përmes presioneve të vazhdueshme që prindërit e saj t’i kthenin të gjitha paratë, duke e akuzuar se nuk e kishte fëmijën me të (ishte shtatzënë).

“Nëse nuk mi jepni do ta bëj vendin gjak, nuk do ta mbaj kopilin tuaj, do shkruajnë mediat botërore për mua”, denoncon Hysa në kallëzimin e saj.

Komento: