“Do ta bëjmë Prizrenin edhe më të bukur, ashtu siç e meriton”, betohet Shaqir Totaj

11:26 | 10 Dhjetor 2025
“Do ta bëjmë Prizrenin edhe më të bukur, ashtu siç e meriton”, betohet Shaqir Totaj

Shaqir Totaj është betuar për mandatin e dytë të tij si kryetar i Komunës së Prizrenit.

Betimin, ai e bëri në mbledhjen e sotme konstituive të Kuvendit Komunal të Prizrenit  ku u zotua se do t’i përmbush detyrat për një jetë mëë cilësore për prizrenasit.

“Në mbledhjen e sotme konstituive të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, u betova për mandatin tim të dytë si Kryetar i Komunës së Prizrenit, se do t’i përmbush detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia me nder, besnikëri dhe paanshmëri, me synimin e vetëm për të krijuar kushte për një jetë më të qetë e më cilësore për të gjithë qytetarët tanë”.

“Falënderoj nga zemra të gjithë votuesit për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Zotohem se do të shërbej për të gjithë pa dallim, dhe se së bashku do ta bëjmë Prizrenin edhe më funksional, edhe më të bukur, ashtu siç e meriton, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarin”, tha Totaj.

Komento: