De Biasi më në fund gjen punë, do të marrë drejtimin e kësaj Kombëtare.
Gianni De Biasi më në fund duket se ka gjetur ekip, teksa shumë shpejt mund të marrë drejtimin e Azerbajxhanit. Ish-trajneri i Kombëtares sonë ditën e sotme ka zhvilluar një video-konferencë me drejtuesit e federatës.
Komiteti Ekzekutiv u mblodh: “Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me Gianni De Biasi, i cili do të emërohet kryesues i ekipit kombëtar nëse ai pranon kushtet që janë vendosur mbi të.
Bisedimet për përcaktimin e kushteve të marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë votash në Komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zv/trajner”, raporton në faqen zyrtare të Federatës Azere të Futbollit.
Për De Biasin është gati një kontratë 2 vjeçare me opsion edhe për një sezon të tretë.