Egli ka biseduar ditën e sotme me Rozanën dhe Livian në lidhje me kauzën e Xumit si dhe për banorët që ishin të gatshëm që të hynin në tualet për të prishur nominimin.
Banorja u shpreh se do të mbledhë të gjithë banorët në living dhe do t’i pyes ‘nëse janë të gatshëm që heqin dorë nga çmimi për një tjetër, për një kauzë shumë të fortë?’.
Egli shton se nëse vetëm një banor thotë ‘jo’, ajo atëherë do t’a ‘godasë deri në fund të kësaj loje’.
Egli: Do t’i mbledh sot të gjithë në living, e do i pyes të gjithë ‘a je gati të heqësh dorë nga çmimi i madh për t’ia dhënë një lojtari tjetër për një kauzë shumë të fortë?’. ‘Po, jam’. Iku. Nëse të gjithë janë dakord, unë jam e para dakord, heq dorë e para për këtë gjë.
Rozana: Shumë e drejtë
Egli: Nëse del një pastaj që nuk heq dorë, ti e ke personale me mua deri në fund dhe kam me të mbytur deri në fund të kësaj loje.
Rozana: Ke shumë të drejtë
Egli: Se stop
Rozana: Jam dakord
Egli: Prit çdo gjë nga unë deri në fund të kësaj loje, nëse mua më godet në këtë gjë. Të dalë një dhe të thotë nuk jam dakord e dua për vete
Livia: Unë nuk jam dakord, e dua për vete, po nuk të kam rënë.