
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë, si pasojë e të cilit pati një numër të madh të viktimave dhe të të lënduarve.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi ka qenë sot atje në shenjë mbështetje, shkruan ORAinfo.
Ai së bashku me Kryetarin e rinisë së PD-së në Durrës, Ndrec Pjetri, kanë dhënë kontributin e tyre për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti, të cilët do ta kalojnë natën jashtë.
Të pranishëm në këtë aksion kanë qenë edhe Policia e Kosovës.
” U ndjeva krenar kur në ato momente erdhën edhe pjestarët e Policisë së Kosovës, për të ndihmuar këto përpjekje”- ka shkruar Abrashi./ORAinfo/
Shikoni më poshtë postimin e tij të plotë:
Bashkë me Kryetarin e rinisë së PD-së në Durrës, Ndrec Pjetri, kontribuam në përpjekjet për të siguruar strehim e kushte për jetesë, banorëve të Durrësit, të prekur nga termeti, të cilët sonte natën do të kalojnë në qiell të hapur.
U ndjeva krenar kur në ato momente erdhën edhe pjestarët e Policisë së Kosovës, për të ndihmuar këto përpjekje.
Përndryshe, unë isha pjesëmarrës me një konferencë regjionale, e cila ndërpreu punimet, pas termetit tragjik në Shqipëri.
Ngjarjet si kjo, edhe njëherë na tregojnë për bashkëpunimin e solidarizimin mëse të nevojshëm mes dy vendeve.