“Do ta merrni vesh shpejt”, Haxhiu nuk tregon emrat për kryesues Kuvendi

10:56 | 26 Gusht 2025
“Do ta merrni vesh shpejt”, Haxhiu nuk tregon emrat për kryesues Kuvendi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka zgjedhur të mos komentojë për emrat e mundshëm që partia e saj do të propozojë për postin e kryetarit të Kuvendit, përpara seancës konstituive.

E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Haxhiu ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke thënë:

“Do ta merrni vesh shpejt”, pa dhënë ndonjë emër konkret apo detaj shtesë.

Komento: