Do të befasoheni, ja çfarë moti na pret këtë javë

00:00 | 22 Korrik 2019

Mot i ndryshueshëm na pret në javën që po hyjmë.

Ndërkohë vala e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin europian, pritet të prek edhe rajonin tonë, por më shumë në pjesën e dytë të javës.

Mirëpo, gjatë kësaj jave, në aspektin termik do të mbajë mot kryesisht i nxehtë. Ditën e mërkurë turbullira që do të depërtojnë në lindje të rajonit, mund të sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e orëve të pasdites shfaqen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Ndërsa sipas Prishtina Weather, ky është moti javen e ardhshme:

22.07: Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

23.07: Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
24.07 : Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

25.07-26.07: Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten pak mbi vlera mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

Komento: