Do të befasoheni, ja çfarë moti na pret në ditët në vazhdim

23:21 | 21 Prill 2019

Ndryshon moti në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se që nga dita e hënë e deri të premten do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, reshje shiu parashihet të ketë ditën e martë dhe të enjten.

Kurse vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu.

Në fushat termike pritet të ketë serish rritje.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius”, ka bërë të ditur IHMK.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

Komento: