Juventus duket se do të bëjë një super-transferim.
Juventus do ta dridh botën e futbollit me transferimin që do ta bëjë në verë.
Sky Neës Arabia ka raportuar se ‘Zonja e Vjetër’ është gati të shpenzojë mbi 200 milionë euro për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Transmetuesi thotë se Cristiano Ronaldo i ka dhënë dritën jeshile zyrtarëve të Juventusit për të filluar bisedimet për egjiptianin.
Për më tepër, marrëveshja mund të kalojë 200 milionë euro nëse 26-vjeçari pajtohet të bashkohet me bardhezinjtë, duke e vënë atë prapa Neymar në listën e transferimeve më të shtrenjta të të gjitha kohërave.
Egjiptian luajti për Fiorentinën dhe Romën përpara se të transferohej në Liverpool, ku ai shënoi 44 gola sezonin e kaluar për t’i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai ka shënuar 20 gola këtë sezon, 17 prej të cilave kanë ardhur në Premier Ligë.