Çifti Nora dhe Robert Berisha, pak kohë më parë kanë blerë një shtëpi mjaftë luksoze.
Nora këndon në shumë vende, brenda dhe jashtë Kosovës dhe kjo të lë të kuptosh se edhe fiton mirë.
Këngëtarja atraktive nuk është nga ato që flet shumë e shpesh, megjithatë, i shoqi i saj, Roberti shpesh ka thënë se ata janë borxh dhe kanë disa kredi.
E, Nora, tregon se ka aq para në xhirollogari sa për të jetuar mirë, ashtu siç ajo do.
Çifti Nora dhe Robert Berisha, pak kohë më parë kanë blerë një shtëpi mjaftë luksoze, që konsiderohet blerja më e shtrenjtë që kanë bërë ndonjëherë, shkruan “Kosovarja”.
Nora, pritet të vijë së shpejti me një projekt të ri muzikor, përgatitjet rreth të cilit projekt ka kohë që kanë nisur.