Do të befasohëni, kaq para vlen Trepça – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Do të befasohëni, kaq para vlen Trepça

20:43 | 07 Shkurt 2019

Kjo është shuma

Këta janë vetëm disa nga mineralet që nxjerrën nga minatorët në minierat e Trepçës.

Këta gurë të çmuar ruhen në muzeun e Mineraleve të Kosovës, për të treguar pasuritë e mëdha nëntokësore që gjenden në shtetin më të ri në Evropë.

Në këtë institucion që ruhen artefaktet janë rreth 2 mijë eksponante e 70 lloje të mineraleve.

Sipas ciceronit të muzeut, guri më i rëndësishëm është galeniti e më i vlefshmi, vivianiti.

E miniera në Stan Tërg, është vetëm njëra ndër njësitë e gjigantit Trepça.

Ajo ka rreth 114 mijë hektarë, dhe vetëm pjesa sipërfaqësore e saj llogaritet të vlejë rreth shtatë milionë euro.

Kjo ndërmarrje metalurgjike në vete përmban miniera, flotacione fabrika e trafosacione.

Vlera e saktë e rezervave minerare nuk dihet.

Por, sipas një dokumenti të viti 2017, vetëm vlera e tokës, objekteve, pajisjeve dhe inventarit kap shifrën prej 330 milionë euro pa llogaritur pasurit nëntokësore.

Nimani tregon se prej gjitha minierave ajo që vlen më shumë gjendet në Stantërg.

Në këto miniera prodhohen koncentrate të plumbit e zinkut, kapaciteti i tyre është 12 (dymbëdhjetë) mijë tonë në muaj.

Adem Zeka ja kushtoi një jetë kësaj nëntoke, këtë profesion Zeka e trashëgoi nga i ati. E tani është xehetari më i vjetër në minierë.

Atë e ndajnë vetëm dy muaj larg nga pensioni.

Zeka ka pasur rastin të punojë edhe në minierat në veri.

Miniera Trepça aktualisht ka kontratë me kompaninë “Mineko” të Londrës, ajo e furnizon këtë kompani me koncentrate të zinkut e plumbit.

Komento: