Do të befasoheni, kjo është mosha e “Seit Aliut” në jetën reale

08:49 | 04 Mars 2020

Në televizionet tona aktualisht është duke u transmetuar seriali turk “Emri im është engjëll”.

Rrëfim i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme e bëjnë këtë serial të pëlqehet nga publiku.

Pjesë e serialit janë aktorë të ndryshëm, të cilët i pamë edhe ne seriale tjera. Por, ai i cili morri vëmendje me rolin e tij është “Seit Aliu” emri i të cilit në jetën reale është Poyraz Ar, shkruan rtv21.

Poyrazi një djalë shtatë vjeçar, i cili i dha jetë rolit të “Seit Aliut” në mënyrë profesionale e luan rolin e tij me të cilin po pëlqehet mjaft shumë.

“Emri im është engjëll” është përvoja e parë në një serial parë për Poyrazin, për çka po merrë lëvdata të shumta.

Ai ka rrëmbyer vëmendjen edhe të regjisorëve turk, për të cilin po thonë se është pjesë e aktoreve më të talentuar të moshës së tij. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga përditshmëria e tij.

Komento: