Çmimi i derivateve në Kosovë do të bie gjatë ditëve në vijim, ja sa do të kushtojë litri.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur rreth çmimit global të derivateve, duke thënë se gjatë ditës së sotme ka pasur rënie të çmimit.
Ai ka thënë se sot është ulur çmimi i derivateve globalisht, me rënie për 170 dollarë në ton, që i bie se në Kosovë, çmimi i derivateve do të bie për 12 deri në 15 cent.
“Një lajm i gëzueshëm për qytetarët, sot për herë të parë pas 3 muajve kemi zbritje të çmimit në berza dhe në organizatën prodhuese OPEC, ku çmimi ka ra mbi 170 dollarë, tani qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me çmim të derivateve shumë më të lirë. Derivatet e naftës kanë rënie për 170 dollarë në ton, që do të thotë se i bie nga 12 deri 15 centë zbritje. Çmimi do të jetë më i lirë për 12 apo 13 centë në ditët në vijim”, tha Berjani në Klan Kosova, transmeton lajmi.
Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, çmimi i derivateve është ngritur duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar pas luftës Rusi-Ukrainë, gjë që ka ndikuar edhe në çmimin e derivateve në Kosovë, të cilat importohen nga jashtë.