“Do të jetë vështirë”, Pep Guardiola flet për përballjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

12:24 | 28 Shkurt 2026

Trajneri Pep Guardiola ka ndarë mendimet e tij për përballjen e ardhshme të Manchester City ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, duke theksuar përvojën dhe cilësinë e kundërshtarit.

City do të udhëtojë për në Madrid që ta zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, kurse një javë më vonë do t’i pres “Galaktikët” në “Etihad”.

Pas shortit, Guardiola e ka pranuar se do të jetë vështirë por beson se City veçse do të bëhet më i fortë në këto përballje.

“Nëse luan shpesh kundër klubeve elitare në Evropë — dhe askush nuk mund ta mohojë se Madridi është një prej tyre — kjo të jep përvojë, prestigj dhe dije për mënyrën si ta menaxhosh”.

“Sa më shumë që luan me ekipet e mëdha, aq më i fortë bëhesh si skuadër”.

“Nuk kam dyshime. Për shembull, nëse humbet kundër një ekipi, sa më shumë të luash ndaj tij, do të mësosh si të fitosh”.

Guardiola paralajmëroi se sfida do të jetë shumë e vështirë, duke kujtuar historinë e rivalit spanjoll.

“Në fund do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë, por që kur isha lojtar dhe trajner te FC Barcelona, te Bayern Munich dhe këtu, Madridi gjithmonë ka pasur lojtarë të jashtëzakonshëm.”

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është ndryshe sepse më parë ishte Xabi Alonso, ndërsa tani është Alvaro Arbeloa aty.”

“Do të shohim pas rreth dy javësh kur të kemi ndeshjen, por tani është Elland Road, pastaj në mesjavë Nottingham Forest, më pas FA Cup dhe pastaj pas Newcastle do të kemi kohë të mendojmë për Madridin”.

Komento: