Do të kthehej nesër në Itali, Ronaldos sapo i ndodhi e papritura

23:25 | 27 April 2020

Cristiano Ronaldo nuk do të mund të kthehet në Itali ditën e nesërme.

Ronaldo nuk do të kthehet në Itali këtë të martë siç bëri fillimisht me dije gazeta portugeze Record.

Ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në vendlindjen e tij Madeira ku ka kaluar të gjithë periudhën e izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Megjithatë ylli portugez pas disa ditësh do të udhëtojë drejt Italisë ku do të qëndrojë për 14 ditë izoluar në shtëpinë e tij aty ku do të nisë edhe stërvitjen individuale.

Prej 4 majit të gjithë futbollistët që luajnë në Itali mund të nisin stërvitjen individuale në shtëpitë e tyre ndërsa gjasat janë që në 18 maj të nisin seancat stërvitore në grup.

Komento: