Do të largohet nga Chelsea, lojtari i njohur do t’i bashkohet kësaj skuadre

20:01 | 17 June 2020

Lojtari i njohur po largohet nga skuadra e Chelseas.

Sipas raportimeve të fundit të ‘The Athletic’, Pedro jo vetëm që ka arritur marrëveshje me Romën, por ai tani edhe po refuzon të paraqitet sërish për Chelsean këtë sezon.

Corriere dello Sport ka njoftuar sot se Pedro ka zgjedhur destinacionin e tij të ri, duke qenë gati të nënshkruajë për Romën deri në vitin 2022, duke fituar 3.5 milionë euro në sezon.

Është tani The Athletic që bën të ditur se Pedro është i frikësuar se mund të pësojë ndonjë lëndim, kështu që ka kërkuar që të mos paraqitet këtë sezon te Chelsea.

Lojtari ka kontratë me Chelsean deri më 30 qershor të këtij sezoni, dhe i duhet të arrijë marrëveshje me klubin deri në përfundimin e Premierligës, që këtë sezon ka zgjatur më gjatë, shkak i COVID-19.

Andaj Pedro, nuk është i gatshëm të luajë sërish për Chelsean, dhe pas 30 qershorit dëshiron të përfundojë karrierën te Blutë e Londrës.

Komento: