Daniele De Rossi do të debutoj si trajner i Romës sot në sfidën ndaj Hellas Veronës me fillim nga ora 18:00 në Olimpico.
Ish-kapiteni i Giallorosëve ka një punë të vështirë para vetës që ta rikthejë Romën te suksesi pasi i është besuar drejtimi i skuadrës pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Shuma mahnitëse e parave që Mourinho ka fituar gjatë viteve, ai është trajneri më i pasurIkigai: Metoda japoneze për jetë të gjatë dhe të lumtur, pa stres, që të gjithë duhet t…Do ta adhuroni: Modeli i flokëve që do të jetë trendi më i madh i këtij viti bëhet në s…Ylli Dërvishi përfundon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 2Biden: Çfarë mendoni se ndodh me vendet e Ballkanit nëse ne largohemi dhe Rusia fiton n…
Në konferencë për shtyp, De Rossi u pyet nëse ishte koha e duhur për ta drejtuar Romën, por ai tha se nuk mund t’i thoshte jo klubit të zemrës së tij.
“Nuk mund ta refuzoj Romën. Kështu ndodhi me Pirlon te Juventusin. Ka burra që refuzojnë dhe të tjerë që hidhen në të. Nuk është vetëm çështje nostalgjie, analizohet edhe kjo skuadër”.
“Do të kisha thënë jo vetëm nëse do të mendoja se ekipi ishte i dobët. Mendoj se jemi të fortë dhe puna do të na bëjë të dukemi mirë dhe do të më ndihmojë në zhvillimin e karrierës. Këtë do ta shohim pas disa muajsh”, tha De Rossi.
De Rossi ka thënë se nuk ka kushte në kontratën e tij, por do të luaj deri në vdekje për tu konfirmuar edhe pas qershorit pasi kontrata do t’i përfundojë.
“Presidentët ishin të qartë për kohëzgjatjen e kontratës dhe qëndrimin tim. Unë thashë në rregull dhe kërkova një bonus. Unë nuk kam firmosur bosh, por kam firmosur me shumën që i kanë thënë, por nuk do ta bëj gjithmonë këtë”.
“Ishte një mundësi e madhe. Nuk ka kushte për rinovim dhe i thashë se është mirë me mua dhe dua të luaj letrat e mia. I kërkova vetëm të më trajtonte si trajner dhe jo si flamur. Nuk do të shkoj nëpër fushë me Romolon”.
“Ata ranë dakord për këtë, atëherë e dinë që që në sekondën e parë i kam dëgjuar se do të luaj deri në vdekje mundësinë e qëndrimit këtu. Drejtuesit janë të kënaqur me këtë, unë dua të meritoj konfirmimin në fushë dhe jo për atë që kam qenë. Do të ishte një ëndërr për mua”, deklaroi ndër të tjera De Rossi.