“Do të luaj me Interin”, Calhanoglu shkakton tërmet në Milano!

16:45 | 21 Qershor 2021

Milan do të mbetet pa njërin ndër mesfushorët me të mirë në Serie A.

Fjala është për mesfushorin turk Hakan Calhanoglu. Ky i fundit ka venduar përfundimisht që të mos e vazhdojë kontratën me Milanin, duke parapëlqyer transferimin të rivali tjetër, Inter, përcjell Milan.

Ndonëse ka pasur ofertë nga drejtuesit e Milanit për të vazhduar kontratën, Calhanoglu ka vendosur t’i ‘tradhtojë’ ata për rivalin lokal, Interin.

“Do të luaj me Interin! Gjeta akordin dje në mbrëmje, firmos për 3 vjet me opsion edhe për 1 vit shtesë. Nesër kryej vizitat”, ka qenë deklarata e mesfushorit turk.

Kujtojmë që gjatë ditës, nga Milan është larguar edhe Donnarumma, i cili sot ka kryer testet mjekësore të gjiganti francez, PSG. /ORAinfo/

Komento: