Anglia bën paralajmërimin e shumëpritur lidhur me koronavirusin.
Zv/shefi mjekësor i Anglisë, Jonathan Van-Tam ka garantuar për radion e BBC se vaksina e Pfizer për COVID-19 mbërrin brenda disa orësh në ishull.
“Ne presim që të marrim vaksinën Pfizer shumë shpejt në Britani dhe dua të them brenda disa orësh, jo ditësh”, deklaroi ai.
Van-Tam ka thënë se Anglia nuk do të presë disa ditë për të provuar vaksinën, teksa Departameni i Shëndetit të Britanisë së Madhe dje konfirmoi se fillimisht do të jenë 800 mijë doza të saj, të mjaftueshme për të vaksinuar 400 mijë qytetarë.
Ai u shpreh i sigurt se në ditët në vijim edhe SHBA me BE do e miratojnë vaksinën e prodhuar nga Pfizer/ AstraZeneca.
Ditën e djeshme Britania e Madhe fitoi garën në perëndim për të miratuar një vaksinë ndaj COVID-19 për raste emergjente. Javës tjetër pritet që të kryhen vaksinimet e para.