Do të qëndrojë apo do të largohet? Chelsea duhet të vendos për yllin e skuadrës

00:00 | 25 Qershor 2019

A do të përballet Chelsea me largimin e një lojtari?

E ardhmja e Mateo Kovacic vazhdon të mbetet e paqartë.

Chelsea ka edhe një javë për të vendosur se a duhet ta mbaj apo ta largojë kroatin

Sipas goal.com, kroati që kaloi tek Blutë verën e kaluar ende mund ta transferojë tërësisht lojtarin, pavarësisht ndalesës së tyre për transfere.

Kampionët e Europa Ligës duhet të vendosin brenda shtatë ditë, por tani fjalën përfundimtare për të pritet që ta jap Frank Lampard.

Nëse Chelsea vendos që mos ta transferojë 25 vjeçarin, ai do të rikthehet në Real Madrid ku dy skuadrat nga qyteti i Milanit janë të interesuar për shërbimet e tij.

Kovacic, dihet që më parë ka luajtur për Interin para se ti bashkohet Realit dhe thuhet se ai preferon një lëvizje në San Siro.

Komento: