Manchester City i është futur garës për yllin e Interit.
City do të rivalizojë Barcelonën për Lautaro Martinez.
Skuadra e ‘Citizens’ do të jetë aktive në merkato, pasi ka mësuar lajmin se nuk do të dënohet nga UEFA.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, saktësisht nga ‘Sport’, Manchester City duan kartonin e Lautaro Martinez.
City e shohin argjentinasin si zëvendësuesin ideal për Sergio Aguero.
Skuadra e Pep Guardiola shihet si më e fortë ekonomikisht sesa Barcelona dhe mund të rrëmbejnë Lautaron.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e City për Inter, sa i përket kartonit të lojtarit, e më pas edhe oferta për kushtet personale me sulmuesin.