Duket se do të testohet i tërë populli, ky vendim është marrë në qytetin De Nang.
Në qytetin turistik të plazheve Da Nang në Vietnam planifikohet që të testohet tërë populli për Covid-19.
Autoritetet lokale atje e bënë njoftimin pasi 40 raste të reja me koronavirus u raportuan atje.
Kjo shifër ka bërë që numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Vietnam ka shkuar në 586, ndërsa tre vdekje janë raportuar nga e premtja.
Da Nang ka një popullsi prej rreth 1.1 milion njerëz.
Zyrtarët lokalë mjekësorë kanë kryer më shumë se 8,000 teste që kur u zbulua një shpërthim i ri me Covid-19 në qytet.
Autoritetet thanë se aftësia e testimit tani do të rritet nga 8,000 në 10,000 në ditë.