Dobësohet IPKO, Klan Kosova, Dukagjini e Kanal10 largohen nga kjo platformë

10:01 | 01 Shtator 2021

Platforma televizive IPKO, ka njoftuar publikun se pas shumë vitesh bashkëpunimi, televizionet Klan Kosova, RTV Dukagjini dhe Kanal 10 nuk do të jenë më pjesë e kësaj platforme.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga IPKO, ku thuhet se ndërprerja e bashkëpunimit po bëhet për arsye komerciale.

Reporteri merr vesh nga burimet e saj, se brenda pak javësh nga kjo platformë do të largohen edhe disa kanale të njohura.

Komento: