Dodik i drejtohet Kurtit: Republika Serbe duhet të ketë statusin e njëjtë si Kosova

16:27 | 10 Prill 2022

Milorad Dodik i tha Albina Kurtit që të ndalojë destabilizimin e “provincës jugore serbe” dhe se atëherë i gjithë Ballkani do të jetë i qetë.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës se “Republika Serbe është një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, anëtari serb i Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës tha se nga “kryeministri i rremë i shtetit të rremë nuk pret asgjë tjetër pos gënjeshtrave”, raporton b92.

Sipas Dodikut, Kurti njihet si një person që nuk respekton marrëveshjet dhe që destabilizon disi “provincën jugore serbe” dhe tani, siç ka thënë Dodik, “ai i ka dhënë vetes të drejtën të jap leksione për rajonin”.

“Kur ai tashmë ka guxim të komentojë për Republikën Serbe, atëherë do të ishte më e mençur të thuhet se Republika Serbe duhet të ketë të njëjtin status si Kosova”, tha Dodik.

Politikani serb i Bosnjës vlerësoi se Republika Serbe është bërë një lloj Kaliningradi rus në rajon.

Komento: