Dodik thotë se i vjen mirë që Haradinaj po e trajton Republikën Serbe shtet

16:32 | 25 May 2019

Dodik flet për deklaratat e Haradinajt.

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë sot se i vjen mirë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po e konsideron Republikën Serbe si shtet, transmeton Koha.net.

Madje, ka shtuar ai, edhe atëherë kur Haradinaj atë e quan “Dodik Republikë”.

“Haradinaj, megjithatë në një pjesë ka të drejtë kur zgjidhjen e kontestit të Kosovës e ndërlidh me Republikën Serbe dhe BeH-në, sepse të gjithë e kanë të qartë se në këtë hapësirë kaq të vogël nuk mund të pranohet e as të qëndrojë politika e standardeve të dyfishta”, citon “novosti” të ketë thënë Dodik.

Haradinaj ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë “republikë të Dodikut” duke aluduar në krijimin e Asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

Komento: