Dogana e Kosovës në Durrës, pikë doganore që nuk bën zhdoganime

08:09 | 18 March 2019

Dogana e Kosovës në Durrës, pikë doganore që nuk bën zhdoganime.

Dogana e Kosovës në Durrës, e hapur para më shumë se dy muajsh me një ceremoni ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të të dy vendeve, ende nuk ka asnjë impakt për transportuesit e mallrave me destinacion Kosovën.

Kjo zyrë, e ashtuquajtur doganë, nuk mund të bëjë zhdoganime, ndërkohë që ky veprim vazhdon të realizohet si më parë në terminalet e Kosovës, ku vazhdohet të paguhet 40 euro vetëm për qëndrimet në terminal, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që vonesat si pasojë e kontrolleve në Morin janë prezente si para 15 janarit.

Zyrtarë të doganës shqiptare në Morin të Kukësit kanë sqaruar se zhdoganimi në Durrës është i pamundur, pasi malli me destinacion Kosovën po u zhdoganua në Durrës del në qarkullim të lirë dhe mund të tregtohet në Shqipëri, ndërsa zyrtarët e Doganës së Kosovës nuk kanë pranuar të prononcohen rreth këtij problemi.

Komento: