Dogana kap 100 kilogramë mish edhi, po futej ilegalisht nga Serbia

16:57 | 14 Shtator 2024
dogana-kap-100-kilograme-mish-edhi,-po-futej-ilegalisht-nga-serbia

Dogana e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka parandaluar një kontrabandë me mish të freskët edhi.

Sipas njoftimit të doganës, mishi po kontrabandohej nga Serbia në mënyrë ilegale.

Mishi kapte sasinë e rreth 100 kilogramëve.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Prishtinë më 14 Shtator 2024 , Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/mish edhi i freskët. Pas tentimit te shmangies nga njësia jonë është arrit të ndalohet në magjistralen Gjilan -Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeçar nga fshati Novosellë i Kamenicës”, thuhet në njoftimin e doganës.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganore.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it ku rasti mbete te trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës.

Komento: