Dogana kap shumë mallra të kontrabanduara pas bastisjes së 30 lokacioneve

11:00 | 20 Mars 2019

Aksion i madh i Doganës, bastisen 30 lokacione e kapen shumë mallra të kontrabanduara.

Dogana e Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit ka qenë në aksion.

Operacioni që u po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka për qëllim parandalimin e kontrabandimit të mallrave në Kosovë.

Këtë për lajmi net ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

Ai ka bërë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar edhe tani, dhe deri më tash janë bastisur 30 lokacione.

“Aksioni ka filluar që nga ora 5:00 e mëngjesit dhe është duke vazhduar edhe tani. Janë duke u kryer bastisje nëpër lokacione të ndryshme nëpër Kosovë. Jemi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe aksioni ka për qëllim luftimin e kontrabandës”, ka thënë ai.

Stavileci po ashtu ka bërë të ditur se nëpër disa lokacione janë hasur plotë mallra të kontrabandura.

Kujtojmë se që pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë, vazhdimisht është raportuar për rritje të kontrabandës së mallrave serbe në Kosovë.

Komento: