Dogana ndalon kontrabandën në 6 raste: 1.500 litra vaj, 2.000 mikro-kabllo, 10.800 vezë

12:16 | 21 Gusht 2022

1.500 litra vaj, 2.000 mikro-kabllo, 10.800 vezë, dogana ka ndaluar kontrabandën në 6 raste.

Njësit e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave në gjashtë vende, vetëm gjatë javës së fundit.

Në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues, i cili ishte duke transportuar 1,500 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia, përmes rrugëve ilegale.

Në regjionin e Prizrenit gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, ku sasia e tyre ishe rreth 680 kilogramë.

Në regjionin e Mitrovicës po ashtu janë parandaluar futja 450 litrave pije joalkoolike, 2,000 copë mikro-kabllo telefona, si dhe 10,800 copë vezë të freskëta.

Në rastin e fundit, dogana ka arritur të parandaloj një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 70 pako çokollata.

Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura është mbi 6,000 mijë kilogramë.

“Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Komento: