Dogana parandalon kontrabandimin me mallra në tri raste të ndara

12:17 | 19 Qershor 2023

Dogana parandalon kontrabandimin me mallra në tri raste të ndara.

Dogana e Kosovës ka dhënë detaje për tri raste të ndara ku e kanë ndaluar kontrabandimin me mallra.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rasti i parë ishte në Gjakovë ku në një biznes kishin ndaluar shitjen e cigareve pabanderola.

“Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike, dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Teksa, për rastin e dytë thuhet se është zbuluar dhe parandaluar një rast tentim kontrabandimi i një makine hidraulike për prerjen e drunjve. Ndërkaq, rasti i tretë është në magjistralen Ferizaj-Kaçanik në ku është arritur të identifikohet një veturë e cila ishte duke transportuar mall me origjinë të huaj e për të cilën pala nuk posedonte dokumentacion që e dëshmon se ky mall ka hyrë përmes rrugëve ilegale në Kosovë.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.

Komento: