Dogana sekuestron barna pa banderola qe kanë hyrë nga Serbia në Kosovë

14:27 | 05 June 2019

Po vazhdon kontrabandimi i barnave në vendin tonë.

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Prizrenit, me dyshimin për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Me këtë rast, janë sekuestruar 688 pako me medikamente të llojeve të ndryshme.

“Vlen të theksohet së në një lokacion (barnatore) është zbuluar një vend i fshehur i modifikuar ku janë mbajtur barnat e kontrabanduara. Ndaj këtyre subjekteve do të iniciohet procedurë penale, ndërsa malli i është nënshtruar ndalimit dhe konfiskimit të përkohshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës

Komento: