Dogana shënon rekord, mbledh 700 milionë euro të hyra

14:48 | 27 July 2021

Dogana e Kosovë sot ka thyer një rekord duke tejkaluar 700 milionë euro të hyra.

Kjo paraqet herën e parë që arrihet kjo shifër në mbledhjen e të hyrave.

“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30 % më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci.

Komento: