Dogji automjetin e një personi me porosinë e të riut, arrestohet 39-vjeçari në Lushnje

09:55 | 02 Prill 2026
dogji-automjetin-e-nje-personi-me-porosine-e-te-riut,-arrestohet-39-vjecari-ne-lushnje

Policia e Lushnjës ka kapur një 39-vjeçar, i cili dyshohet se dogji automjetin e një qytetari, me porosi të një 28-vjeçari.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte pronësie mes porositësit dhe xhaxhait të pronarit të makinës së djegur.

Policia njofton se u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i djegies, shtetasi Mario Biti, 39 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Gjithashtu, u identifikua edhe shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, Andi Zaimi, 28 vjeç, i cili ka pasur konflikte për motive pronësie me xhaxhain e D. V. Policia po punon intensivisht për kapjen e tij.

Komento: