Doktori i njohur në listën për deputet të AAK-së

12:24 | 04 Janar 2021

Profesori universitar dhe do të jetë kandidat për deputet i AAK-së.

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, specialist për sëmundjet infektive, dr. Shemsedin Dreshaj, do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen së shpejti.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

“Listës së AAK-së i bashkohet profesor doktor Shemsedin Dreshaj nga Peja, nip i Bajraktarit të Rugovës. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: