Doktori nga Dibra i prekur me koronavirus flet për gjendjen e tij shëndetësore

21:46 | 18 Mars 2020

Doktori nga Dibra i prekur me koronavirus ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

Doktori nga Dibra e Maqedonisë, Arben Agolli, i cili u infektua nga koronvirusi sot përmes një video të dërguar në INA, ka treguar se pavarësisht se ka rezultuar pozitiv në koronatestin, ndihet mirë me shëndet.

Ai thotë se është vizituar nga mjekët tjerë, kolegë të tij infektologë, të cilët nuk kanë konstatuar shenja klinike.

Agolli madje thotë se është në kontakt edhe me tre infermieret e infektuara të cilat gjithashtu janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai u bën apel qytetarëve që të mos bëjnë panik dhe që të jenë të kujdesshëm, por as të mos frikësohen shumë pasi që virusi nuk është aq i ashpër.

Megjithatë, ai thotë se masat e rekomanduara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe OBSH-së duhet të respektohen dhe të mos anashkalohet as edhe një masë e vetme e sjellë nga organet kompetente.

Agolli u infektua gjatë kohës që po u shërbente pacientëve të infektuar me koronavirus. Ai tani është në izolim shtëpiak.

Komento: