A e transmeton virusin nëse je shëruar? Ja si përgjigjet doktori.
Ka shumë pyetje për koronavirusin. A do të marrë fund pasi të vijë vera, a transmetohet nga nëna tek fëmija, por ç’është më e rëndësishme a i infekton të tjerët me COVID-19 edhe pasi ti vetë je shëruar? Për këtë të fundit ka dhënë përgjigje Doktori Anthony Fauci për “CNN”, i cili është mjekur më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA.
“Ju mund të infektoheni, t’ju shfaqen simptomat, të trajtoheni dhe më pas të ndjeheni mirë. Por ju mund ta shpërndani sërish virusin, edhe pse ndihemi mirë. Mund të ktheheni në jetën tuaj normale pasi të kryeni dy teste të njëpasnjëshme për koronavirusin që janë negativë, të ndara me 24 orë. Vetëm se ndjehesh më mirë nuk do të thotë që nuk po e shpërndan tek të tjerët virusin.”
Ndërsa pyetja “Nëse e marr një herë koronavirusin, a mund të rikthehet tek unë?” nuk ka ende një përgjigje. Doktoresha Maria Van Kerkhove, e cila është epidemiologe e sëmundjeve infective në Organizatën Botërore të Shëndetësisë sqaroi se studimet për t’i dhënë përgjigje pyetjes po vijojnë.