DOKUMENT | Paradite hetues i kundërkorrupsionit, pasdite taksist

23:03 | 02 Maj 2024
dokument-|-paradite-hetues-i-kunderkorrupsionit,-pasdite-taksist

Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë.

Ekrem Demolli është Zyrtar i Lartë për Hetime në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Por, paga që po e merr aty nuk po i mjafton. Kësisoj, ai pas punës angazhohet si taksist në një kompani private në Prishtinë. Këtë e ka bërë publike ai vetë në deklarimin e pasurisë, ku ka shënuar se si taksist me honorar ka filluar angazhimin në vitin e kaluar.

Pos kësaj, ai ka shkruar se bashkë me bashkëshorten janë të angazhuar edhe në IPSOS, si anketues.

Demolli ka shkruar se të hyra vjetore nga agjencia ka 7,215.60 euro, kurse honorar vjetor si shofer taksie 3,450.09 euro.

Nga puna e honorarit dhe e pagës ka deklaruar se në bankë ka rreth 3360 euro dhe 5000 në emrin e bashkëshortes.

Ai ka deklaruar edhe dy kredi, njërën në vlerë prej 12,313.69 euro e tjetrën 2000 euro. /Demokracia/

Komento: