Dokumenti për Vettingun i dorëzohet Kuvendit

11:51 | 04 Shtator 2022

Pas konferencës për media, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë takuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, për t’i dorëzuar dokumentin për Vettingun, i cili do të procedohet tutje nga deputetët.

Procesi i Vettingut u konsiderua si një proces i cili do t’i ndihmojë shumë sistemit të drejtësisë.

“Është më të vërtetë shumë proces i rëndësishëm për shtetin tonë. Është një nevojë bazike e qytetarëve të Kosovës”, tha Konjufca, duke shtuar se vettingu është një nevojë e kahmotshme për drejtësinë.

Dritën e gjelbër, vetingu e mori edhe nga grupet parlamentare, të cilat, sipas ministres Haxhiu, e kanë përkrahur këtë proces të miratuar nga Komisioni i Venecias.

Gjatë konferencës për media Kurti tha se Vettingu është produkt i nevojave të shtetit dhe qytetarët duhet të kthejnë besimin në rendin dhe ligjin.

“Besimi në drejtësi ngërthen në vete besimin në shtet. Kemi vendosur reformën në drejtësi si prioritet të Qeverisë. Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun, dhe sigurimin që institucuionet e parandalojnë krimin, gjykatat shqiptojnë dënimet e merituara dhe burgjet rehabilitojnë të dënuarit dhe qytetaret kthejnë besimin në rendin dhe ligjin”, tha Kurti në konferencë për media.

Komento: