
Një nga personazhet që ka tërhequr më së shumti vëmendje në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova” është padyshim Dolce, një nga vajzat më të komentuara të këtij sezoni.
Që në ditët e para të qëndrimit të saj në shtëpi, ajo u bë qendër interesi jo vetëm për pamjen e saj tërheqëse, por edhe për mënyrën enigmatike me të cilën ka zgjedhur të paraqesë veten para publikut.
Shumë prej ndjekësve të formatit janë intriguar nga fakti se Dolce duket se ka punuar me shumë kujdes për të ruajtur privatësinë dhe për të mos zbuluar asgjë nga e shkuara e saj personale.
Megjithëse në paraqitjet e saj publike prezantohet vetëm me nofkën “Dolce”, burime për Insajderin kanë zbuluar se emri i saj i vërtetë është Valerja Xhekaj.
Ky zbulim ka shtuar edhe më shumë interesin rreth figurës së saj, duke qenë se deri tani ajo ka arritur të mbajë një profil tepër të kontrolluar dhe pa asnjë gjurmë të shumta në internet.
Sipas informacioneve, modelja 30-vjeçare duket se ka bërë gjithçka të mundshme për të pastruar arkivat e dikurshme dhe për të mos lënë pas materiale që mund të tregojnë se si ka qenë ajo para famës aktuale.
Në publik, Dolce komentohet vazhdimisht për paraqitjen e saj të guximshme, stilin provokues dhe vetëbesimin që shfaq në çdo situatë, duke e kthyer atë menjëherë në një ndër figurat femërore më të përfolura dhe të pëlqyera të këtij edicioni.
Përkundër prezencës së saj të fortë dhe ndikimit që ka krijuar tashmë brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVK”, informacionet mbi jetën e saj reale mbeten të pakta.
Profili i saj personal në rrjete sociale është i kufizuar në detaje dhe ndjekësit e saj kanë vërejtur mungesën e fotografive apo të gjurmëve që lidhen me periudhat më të hershme të jetës së saj, çka ka shtuar misterin përreth saj.
E gjithë kjo strategji e ruajtjes së privatësisë ka bërë që Dolce të perceptohet si një figurë intriguese dhe e vështirë për t’u deshifruar.
Ajo duket se preferon të lërë në pah vetëm atë version të vetes që dëshiron të shohë publiku, ndërsa pjesa tjetër e historisë së saj mbetet e mbuluar nga heshtja.
Për fansat, kjo vetëm sa e ushqen më shumë kureshtjen, duke bërë që çdo detaj i ri që del në sipërfaqe të marrë menjëherë vëmendje të madhe. Në këtë edicion ku çdo lëvizje komentohet gjerësisht, prania e Dolce-s po rezulton të jetë një nga faktorët kryesorë që po mban publikun të lidhur me spektaklin./ORAinfo/

