Doli jashtë gjatë orës policore, Policia dënon me gjobë ministrin Selimi

22:53 | 19 Dhjetor 2020

Ministri Selimi njofton se është dënuar për mosrespektim të masave kundër pandemisë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se është dënuar për thyerje të masave anti-pandemi nga Qeveria.

Selimi thotë se edhe pse nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin”, është shprehur Selimi.

Komento: