Doli në treg numri i ri i revistës “Suksesi”

21:54 | 17 Dhjetor 2025

Numri më i ri i revistës “Suksesi” ka dalë në treg, duke sjellë për lexuesit intervista ekskluzive dhe histori frymëzuese me personalitete që kanë krijuar ndikim të dukshëm në vitet e fundit.

Në këtë edicion, lexuesit do të kenë mundësinë të zbulojnë rrugëtimin, vizionin dhe suksesin e figurave të njohura si Hava Maloku, Jeta Zagragja, Dr. Rita Parashumti, Albert Mucolli, si dhe Ekrem Zajmi, i cili prezantohet me platformën e tij inovative Vetalgo.

Revista “Suksesi” vazhdon misionin e saj për të promovuar arritjet, përkushtimin dhe historitë reale të njerëzve që po bëjnë ndryshime konkrete në shoqëri dhe në fushat e tyre të veprimtarisë.

Numri i ri është tashmë i disponueshëm për të gjithë lexuesit që kërkojnë inspirim, ide dhe shembuj të vërtetë suksesi. Revisten mund ta gjeni në librarinë Buzuku dhe Dukagjini në Prishtinë.

Komento: