Doli për të mbledhë kërpudha në mal, zhduket 41-vjeçari nga Kaçaniku

11:52 | 09 June 2021

Muhabi Islami, 41-vjeçar, nga komuna e Kaçanikut është zhdukur ditën e hënë pasi ka dalë në mal për të mbledhur kërpudha.

Nga ajo ditë familja nuk ka informacione për vendndodhjen e tij, prandaj kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë. Për zhdukjen e tij thonë se e kanë njoftuar edhe policinë.

Rastin e ka bërë të ditur një familjar i 41-vjeçarit, teksa kërkoi që personat që kanë informacione për vendndodhjen e tij të lajmërohen në numrin numrin 044 767 046 ose policinë 192.

“E kemi kërkuar nëpër familjarë nuk është kërkund. Nga shtëpia ka dalë të hënën pas orës 11:00…Nuk u kthy më në shtëpi, ka dalë me mbledh kërpudha në mal”, tha familjari i tij për Express.

Ai tha se vitin e kaluar 41-vjeçari ka dalë për të mbledhur kërpudha, ndërsa për këtë vit ka qenë hera e parë.

I pyetur nëse i njëjti është mirë me shëndet, ai tha “Mirë me shëndet, veç pak ka anku prej lukthit”, përfundoi ai.

Komento: