Doli të shes libra, kërcënohet me jetë Çun Lajçi

14:53 | 21 Gusht 2020

Çun Lajçi doli të shes libra, kërcënohet me jetë.

Artisti dhe shkrimtari kosovar, Çun Lajçi, tash e disa ditë ka filluar vizita nëpër qytetet e Kosovës ku edhe po i shet librat e tij.

Megjithatë një person përmes rrjetit social në ‘facebook’ e ka kërcënuar shkrimtarin Lajçi me jetë.

“..por ato libra të dua inshalla sja shoh evladit tim kurrë ne dore se vi e të vr’as”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar e që Çuni e ka publikuar vetë.

Aktori Lajçi na profilin e tij zyrtar teksa ka publikuar fotografitë e mesazhit që ka marrë ka lënë edhe një përshkrim.

“Mbajeni n’mend ket njeri, qe dashka me m’vr’a?!”, ka shkruar Lajçi.

Komento: