Shkëlqeu në Botëror: Dominik Livakovic transferohet te gjiganti Italian.
Lajm bombastik nga Italia, Dominik Livakovic transferohet në Serie A.
Portieri i Dinamo Zagreb, Dominik Livakovic, ishte heroi i Kroacisë në Botëror. Livakovic priti tre penallti ndaj Japonisë dhe një penallti ndaj Brazilit.
Falë paraqitjeve mbreslënëse në Katar, Livakovic ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian, ndërsa sipas raportimeve të fundit kroati do ta vazhdojë karrierën në Itali.
Portali italian TuttoMercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Livakovic në verë do të transferohet te Juventusi.
Në garë për kroatin është edhe Chelsea, por 27-vjeçari preferon kalimin te Juventusi, pasiqë do ta ketë të garantuar rrolin e titullarit.
Biankonerët e kanë piketuar Livakovic si zëvendësuesin ideal të Szczesny, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Livakovic ka kontratë me Dinamo Zagreb deri në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Juventus do të paguaj 20 milionë euro.