Dominik Szoboszlai i jep lajmin e keq Milanit

10:28 | 16 Nëntor 2020

Dominik Szoboszlai i hapur për kalimin të Real Madridi.

Real Madridi është afër që në janar të përforcojë skuadrën me yllin e RB Salzburgut, Dominik Szoboszlai.

“Los Blancos” e pëlqejnë hungarezin që shënoi 12 gola në 40 paraqitje edicionin e kaluar.

Arsenali gjithashtu është i interesuar për 20-vjeçarin, por sipas ‘Diario AS’, Szoboszlai është i hapur për kalimin në “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.

Agjenti i lojtarit është në dijeni të interesimit të “Mbretërve”, andaj do e pres ofertën që ndoshta do bëhet gjatë afatit dimëror.

RB Salzburg gjithashtu nuk janë në presion që ta shesin lojtarin, por duan 20 milionë euro për ta lejuar të largohet.

Kontrata momentale hungarezit i skadon në vitin 2022, derisa këtë edicion ka realizuar tri gola në 10 paraqitje, gjithashtu ka kontribuar me gjashtë asistime në të gjitha garat.

Komento: