Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
“Jam i emocionuar të shpall Robert F. Kennedy Jr. si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara (HHS).
Për një kohë të gjatë, amerikanët janë shtypur nga komplekset industriale të ushqimit dhe kompanitë e barnave që janë përfshirë në mashtrime dhe dezinformata kur bëhet fjalë për Shëndetin Publik”, tha Trump./Tch