Donald Trump kërkon që koronavirusi të quhet virus kinez

19:39 | 19 Mars 2020

Donald Trump ka kërkuar që koronavirusi të quhet virus kinez.

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, përsëri ka polemizuar me gazetarë për emrin e virusit Covid-19. Trump ka thënë se për faktin që ka lindur në Kinë, dhe prej aty është shpërndarë, atëherë duhet të quhet virusi kinez.

‘’Sepse vjen nga Kina. Nuk ka asgjë raciste këtu. Prej atje vjen virusi’’, tha Trump.

Më vonë Shtëpia e Bardhë kishte bërë postimin e njëjtë në faqen zyrtare të saj në rrjete sociale.

‘’Pasi kemi Gripin Spanjoll, Virusi i Nilit Perëndimor, Zika, Ebola, të gjithë kanë emrat e vendeve. Para propagandës së medieve, vetë CNN e ka quajtur koronavirusi kinez. Ata që mundohen të na ndajnë duhet të mos bëjnë tifo që ne të dështojmë dhe të japin informacionet e duhura qytetarëve amerikanë për të kaluar këtë krizë’’, shkruante në postimin që mbronte presidentin.

Komento: