Donald Trump nuk merr pjesë në inaugurimin e Joe Biden si President

17:37 | 08 Janar 2021

Presidenti në largim i SHBA-së, republikani Donald Trump, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një reagim të tij në twitter, ai shuan kurreshtjen e të gjithë atyre që e kanë pyetur nëse do të jetë pjesë e inaugurimit të Biden ose jo më 20 janar.

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në inaugurim më 20 Janar”, deklaron ai.

Komento: