Donald Trump paralajmëron përmbysje të rezultateve javën e ardhshme

15:40 | 10 Nëntor 2020

Donald Trump ka paralajmëruar përmbysje të rezultateve javën e ardhshme.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se ende ka shpresë se i ka fituar zgjedhjet, ndonëse rezultati flet ndryshe.

Ai ka thënë se do të fitojë dhe se rezultatet do të fillojnë të dalin javën e ardhshme.

“Do të fitojmë. Jemi duke bërë përparim të madh. Rezultatet fillojnë të dalin javën e ardhshme. Bëjeni Amerikën madhështore përsëri!”, shkroi ai në Facebook.

Sidoqoftë, gjiganti i rrjeteve sociale postimeve të Trumpit ua ka bashkëngjitur linqet ku thuhet se Joe Biden pritet të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke cituar agjencinë Reuters dhe shumë burime tjera.

Sipas rezultatit të deritashëm, Joe Biden ka siguruar 290 vota në Kolegjin Zgjedhor, 20 më shumë sesa pragu i nevojshëm për t’i fituar zgjedhjet sipas sistemit amerikan.

Komento: